Rama e quan ditë të shënuar ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për Ali Ahmetin
Foto: Facebook

Rama e quan ditë të shënuar ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për Ali Ahmetin

Aktuale May 02, 2024 - 19:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur një ditë të shënuar, ditën e enjte të 2 majit, me rastin e dhënies së titullit të “Qytetar Nderi” për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin.

Ndër të tjera Rama ndau një fotografi që e kishte bërë sot më familjen e Ahmetit.

“Kujtim nga një ditë e shënuar, me familjen e Qytetarit të Nderit të Tiranës, Ali Ahmeti”, ka shkruar Rama në Facebook.