Ergys Arrazi mohon dhunën ndaj gruas dhe tre fëmijëve, reagimi i tij i qetë kur mori vesh se janë hedhur në lumë

Ergys Arrazi mohon dhunën ndaj gruas dhe tre fëmijëve, reagimi i tij i qetë kur mori vesh se janë hedhur në lumë

Aktuale May 05, 2024 - 13:13

Vetëvrasja e dyshuar e nënës me tre fëmijët në lumin Buna në Shkodër ka tronditur mbarë opinionin publik.

Nënë Alma Arrazi me tre fëmijët 9, 8 dhe 3 vjeç dyshohet se janë vetëvrarë duke u hedhur në lumin punë për shkak se dhunoheshin sistematikisht nga kryefamiljari Ergys Arrazi.

Ergys Arrazi para policisë ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë ndaj familjes së tij, teksa burime për media bëjnë me dije se ai ka qenë shumë i qetë dhe i ftohtë kur ka marrë lajmin se gruaja dhe tre fëmijët i kanë dhënë fund jetës.

Ndryshe, burimet bëjnë me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Buna bashke me tre fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3 vjeç. /abcnews