Kurti uron besimtarët ortodoksë: Në një ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë
Foto: Laura Hasani

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Në një ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë

Aktuale May 05, 2024 - 13:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në një ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Pashkë të bekuar!

Besimtarëve ortodoks dhe bashkëqytetarëve tanë, ju uroj Pashkën për shumë mot. Le të na përcjellë kjo festë me urime për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar.

Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj.

Në ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë. Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet.