Shtimja subvencionon me nga 1000 euro trinjakët, Aliu thotë se sivjet s’pati asnjë lindje të tillë

Shtimja subvencionon me nga 1000 euro trinjakët, Aliu thotë se sivjet s’pati asnjë lindje të tillë

Aktuale May 07, 2024 - 12:37

Komuna e Shtimes, me fillim të muajit shkurt të sivjetmë, mori vendim që t’i asistojë nënat lehona.

Bëhet fjalë për ndarjen e mjeteve, nga 100 euro për fëmijën e parë të lindur, 150 për fëmijën e dytë dhe 200 për të tretin.

Veç kësaj, kjo komunë e udhëhequr nga kryetari Qemajl Aliu u kujdes për t’i ndihmuar edhe binjakët dhe trinjakët. Për binjakët ndahen 500 euro, ndërsa për trinjakët nga 1000 sosh.

Por sot kryetari Aliu njoftoi se ende nuk ka përfitues të 1000 eurove.

Sipas tij, prej shkurtit kur ka nisur së implementuari ky vendim, asnjë nënë nuk ka lindur trinjakë. Por Aliu konfirmoi që ka binjakë të lindur që janë përfitues të subvencionit. /KlanKosova