Beteja e Çabratit, Osmani: Vendosja e drejtësisë, angazhim yni i vazhdueshëm
Foto: Laura Hasani

Beteja e Çabratit, Osmani: Vendosja e drejtësisë, angazhim yni i vazhdueshëm

Aktuale May 07, 2024 - 18:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Betejën e Çabratit, të martën e shtatë majit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se në këtë betejë ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK, ndërkaq forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht rreth 100 banorë dhe rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë.

“Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”, të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vunë në mbrojtje të popullatës civile të Gjakovës nga barbaria e regjimit gjenocidal të Serbisë”, ka shkruar ajo.

Osmani ka theksuar se “vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm”.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së dhe për të rënët për liri”, shtoi ajo.