Statovci: I kemi thënë “po” planit franko-gjerman

Statovci: I kemi thënë “po” planit franko-gjerman

Aktuale May 07, 2024 - 19:13

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka folur në lidhje me planin franko-gjerman.

Ajo u shpreh se Kosova i ka thënë “po” këtij plani, që tha ajo, në fillim ishte si plan i Francës dhe i Gjermanisë, e pastaj u bë plan evropian.

“Ne i kemi thënë “po” planit franko-gjerman i cili në fillim ishte si plan i Francës dhe i Gjermanisë, pastaj u bë plan evropian që iu prezantua institucioneve tona dhe ka marrë edhe mbështetjen tonë”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

“Ne gjithashtu kemi pajtuar edhe me akte të tjera, ose dokumente të tjera përcjellëse të cilat kanë të bëjnë me procesin e sekuencimit dhe besoj që pozicioni ynë ka qenë korrekt si në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare, si në raport me interesin e përgjithshëm që të ecet tutje drejt këtij procesi dhe një normalizimi të përgjithshëm”, është shprehur Statovci.