Përfundon intervistimi i Hysen Durmishit nga Prokuroria Speciale

Përfundon intervistimi i Hysen Durmishit nga Prokuroria Speciale

Aktuale May 08, 2024 - 12:19

Pas dy orësh ka përfunduar intervistimi i zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në lidhje me tenderin e rrugës Prishtinë - Podujevë.

Javën e shkuar vetë zëvendësministri njoftoi se ka marrë ftesë për intervistim, teksa e cilësoi atë si të bazuar në disa spekulime. /Eo