Qeveria miraton pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar
Foto: Laura Hasani

Qeveria miraton pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar

Aktuale May 08, 2024 - 12:21

Qeveria e Kosovës ka miratuar pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me miratimin e tyre ndërtohet një infrastrukturë e nevojshme për funksionimin e këtij institucioni.

“Përmes këtij ligji, me qëllim të fuqizimit të institucioneve të sigurisë e kemi funksionalizuar Agjencinë për Informacionin e Klasifikuar me rregullore që rrjedhin si obligim nga ligji, po ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e këtij institucioni”, ka thënë ai.

Rregulloret e miratuara:

Projektrregullores për Procedurat e Verifikimit e Sigurisë së Personelit dhe Procedurën e Ankesës,

Projektrregullores për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar në Fushën Industriale,

Projektrregullores për Sigurinë Fizike të Informacionit të Klasifikuar,

Projektrregullores për Administrimin e Informacionit të Klasifikuar dhe Themelimin e Njësisë së Informacionit të Klasifikuar, dhe Projektrregullores për Klasifikimin, Ndryshimin e Statusit të Klasifikimit, Asgjësimin dhe Shkatërrimin e Informacionit të Klasifikuar.