Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Bajrami: Asnjë parashtresë në Prokurori për parregullsi

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Bajrami: Asnjë parashtresë në Prokurori për parregullsi

Aktuale May 08, 2024 - 14:19

“Në përputhje me informacionet e marra nga prokuroritë publik në gjithë shtetin, dita e sotme zgjedhore në të cilën votohet për zgjedhjet parlamentare dhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë deri në këtë moment është duke kaluar gjeneralisht qetë dhe pa shkelje të mëdha të procesit zgjedhor. Nga fillimi i votimit në mëngjes, deri te prokuroritë publik dhe në adresën e veçantë elektronike në [email protected] nuk janë paraqitur incidente dhe parregullsi në vendvotime të cilat kanë elemente të veprës penale”.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komisionit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e shkeljeve eventuale në zgjedhje, Xhelal Bajrami.

Bajrami ka shtuar se gjatë ditës së djeshme ka pasur parashtresa në Prokurorinë Publike Themelore Veles, me dyshimin për ryshfet dhe është gjetur armë dhe municion për çfarë është formuar edhe lëndë për hetim

“Gjatë ditës së djeshme, tashmë kemi njoftuar se është parashtruar kallëzim në PPTH Veles me dyshime për blerje votash dhe është gjetur dhe marrë municion, për çfarë është formuar lëndë në PPTH Veles për dy persona. Për një person tashmë ka procedurë urgjente me propozim për paraburgim për sasi të madhe të armëve dhe municionit të cilat janë gjetur tek ai. Për personin e dytë lënda do të shkojë në procedurë të rregullt, kurse në të njëjtën kohë, PPTH Veles tashmë ka ndërmarrë për të vërtetur dyshimettë cilat kanë të bëjnë me blerje votash”, qëndron në njoftimin e Bajramit.

Bajrami ka bërë të ditur se denoncime ka pasur edhe në Ohër dhe Kriva Pallankë, por për këto ngjarje nuk janë parashtruar kallëzime penale.

Bajrami përfundon se edhe përskaj këtyre dyshimeve, mund të “përfundohet se cikli zgjedhor është duke u zhvilluar në atmosferë të qetë dhe pa shkelje të mëdha”.