Osmani takohet me ish-presidentin e SHBA-së George W. Bush: Ishte avokues i vendosur për Pavarësinë e Kosovës

Osmani takohet me ish-presidentin e SHBA-së George W. Bush: Ishte avokues i vendosur për Pavarësinë e Kosovës

Aktuale May 08, 2024 - 17:54

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e SHBA-së, George W. Bush, të cilin e quajti si lajmëtar të Pavarësisë së Kosovës.

Osmani përmes një postimi në platformën " X" ish-Twitter tha se, Bushi ishte avokues i vendosur për Pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës, raporton Zeri.info.

“‘Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se Osmani po merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë, i cili po mbahet në Texas.