Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, thjesht çështje kohe
Foto: Laura Hasani

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, thjesht çështje kohe

Aktuale May 17, 2024 - 14:21

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës është mbledhur sot në Strasburg, ku anëtarësimi i Kosovës nuk është futur fare në agjendën e këtij takimi, për shkak se disa vende po kërkojnë hapa konkretë rreth Asociacionit para se të votohet për Kosovën.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, sipas saj është thjesht çështje kohe, transmeton Zeri.info.

Osmani thotë se në këtë rrugë ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë.

“Pasi të jemi atje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcaktojnë KiE: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”.

“I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut më shpejt se sa vonë”, shkroi Osmani në platformën X. /Zëri