Kurti njofton se për dy javë mbi 300 serbë konvertuan patentë shoferët ilegalë në RKS
Foto: Laura Hasani

Kurti njofton se për dy javë mbi 300 serbë konvertuan patentë shoferët ilegalë në RKS

Aktuale May 21, 2024 - 22:47

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se mbi 300 serbë në më pak se 2 javë kanë konvertuar patentë shoferët e lëshuara nga strukturat ilegale të Serbisë në ato të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Teksa ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë patentë ilegale t’i konvertojnë në legale, Kurti ka theksuar se kanë kohë 3 muaj – deri më 9 gusht.

“Për 3 muaj, ata me patentë shoferë të lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë do të mund t’i konvertojnë ato në patentë të Kosovës. Në më pak se 2 javë nga kjo mundësi përfituan 313 bashkëqytetarë tanë. I bëj edhe një herë ftesën time të gjithë atyre që kanë të drejtë”, ka shkruar Kurti në X.