Gërvalla për rezolutën për Srebrenicën: Vuçiqi, Daçiqi, Vulin dhe të tjerët duhet të përballen me drejtësinë

Gërvalla për rezolutën për Srebrenicën: Vuçiqi, Daçiqi, Vulin dhe të tjerët duhet të përballen me drejtësinë

Aktuale May 23, 2024 - 18:34

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka miratuar sot rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Gërvalal ka thënë se ky është një sinjal i fuqishëm kundër mohimit të gjenocidit, ndërsa ka thënë se krerët e shtetit të sotëm serb, duhet të përballen me drejtësinë, pasi kanë qenë të përfshirë në kryerjen e gjenocidit në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë, transmeton Zeri.info.

“Rezoluta e OKB-së për Përkujtimin e Srebrenicës është një sinjal i fuqishëm kundër mohimit të gjenocidit nga nacionalistët serbë dhe për të vërtetën dhe drejtësinë për viktimat. Vuçiq, Daçiq, Vulin dhe të tjerët të përfshirë në gjenocidin e Serbisë në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Gërvalla në platformën X. /Zëri