Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore

Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore

Aktuale May 23, 2024 - 19:14

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova është anëtarësuar në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore (ECML)

Haxhiu ka thënë se Kosova në Athinë është përfaqësuar nga një delegacion i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Kosova në këtë takim u përfaqësua nga një delegacion i IML-së dhe gjatë takimit delegatët e ECLM pasi shqyrtuan dokumentacionin e paraqitur nga IML, konstatuan se Kosova plotëson të gjitha kushtet duke votuar në mënyrë unanime për pranimin e Kosovës brenda familjes së madhe evropiane mjeko ligjore.”

“Ky paraqet një sukses të madh për IML dhe Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane përmes harmonizimit të rregullave dhe procedurave mjeko ligjore me standardet evropiane. ECLM është organ zyrtar që bashkon shtetet evropiane në trajtimin e të gjitha parimeve shkencore, edukative dhe profesionale në Evropë.”