Kuvendi mblidhet sot, shqyrton projektrezolutën për tre vjetët e qeverisë “Kurti”

Kuvendi mblidhet sot, shqyrton projektrezolutën për tre vjetët e qeverisë “Kurti”

Aktuale May 24, 2024 - 08:10

Kuvendi sot do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 13:00.

Në rend dite është shqyrtimi i projektrezolutës për tre vjet qeverisje.

Kjo projektrezolutë është kërkuar nga AAK-ja.

“Është tepër e rëndësishme të trajtohet sa më shpejt kërkesa jonë për një debat parlamentar për trevjetorin e Qeverisë. Kemi hy në vitin e 4-t dhe jemi në një vit zgjedhor. Kosova është duke stagnuar në ekonomi, mirëqenie, punësim e drejtësi …”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, javë më parë.