“Zip Line” në liqenin e Batllavës, Bulliqi jep detaje pas takimit me UNDP-në

“Zip Line” në liqenin e Batllavës, Bulliqi jep detaje pas takimit me UNDP-në

Aktuale May 24, 2024 - 12:00

Në liqenin e Batllavës mund të shtohet edhe një atraktivitet, që mund të ndikojë në rritjen e turizmit.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se sot në takimin me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, kanë biseduar për realizimin e projektit “Zip Line” në liqenin e Batllavës, transmeton Zeri.info.

“Gjatë këtij takimi biseduan për projektet që janë duke u realizuar dhe po realizohen në Komunën e Podujevës, ku theks të veçantë i kushtoi projektit të ‘Zip Line’, që planifikohet të realizohet në liqenin e Batllavës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se përfaqësuesi e ka zgjedhur Bulliqin për punët dhe projektet që po realizohen në qëllimin e krijimit të kushteve më të mira për llapjanët. /Zëri