Qytetarët njoftohen që nesër të mos i përdorin pikat e kalimit kufitar me Serbinë
Foto: Laura Hasani

Qytetarët njoftohen që nesër të mos i përdorin pikat e kalimit kufitar me Serbinë

Aktuale May 24, 2024 - 12:14

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare me Serbinë që të përdorin pika të tjera për qarkullim, pasi janë paralajmëruar protesta për nesër.

Sipas QKMK-së, ky njoftim vlen deri në njoftim tjetër.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikëkalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK të tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim. /Zëri