Dita e Presidentit, Musliu uron Thaçin: Luani do të jetë gjithmonë luan

Dita e Presidentit, Musliu uron Thaçin: Luani do të jetë gjithmonë luan

Aktuale May 24, 2024 - 12:48

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka uruar 24 majin, Ditën e Presidentit, ku me këtë rast ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Musliu ka përmendur që ish-presidenti Thaçi po vazhdon të përballet me Gjykatën Speciale, të cilën ajo e ka quajtur si gjyq politik dhe të turpshëm.

“24 Maj, Dita e Presidentit! Presidenti ynë vazhdon të përballët me gjyqin politik me të turpshëm në historinë e drejtësisë në botë! Në këtë kohë të të ligëve me erdhi ndërmend një thënie qe pata lexu dikund: ‘Luani do të jetë gjithmonë luan edhe nëse është pas hekurave…Qeni edhe po të ulët në ndonjë fron, gjithmonë qen do mbetët….’. Paq shëndeti PRESIDENT!”, shkroi Musliu. /Zëri