Haxhi Avdyli i Listës Guxo: S’ka vija të kuqe për PDK-në

Haxhi Avdyli i Listës Guxo: S’ka vija të kuqe për PDK-në

Aktuale May 28, 2024 - 21:47

Deputeti i Guxo-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se vijat e kuqe nuk janë të mira në politikë, kështu duke nënkuptuar se nuk ka vija të kuqe për PDK-në, pasi sipas tij, të gjitha janë parti shqiptare.

Por, Avdyli ka thënë se LVV-ja nuk do të ketë nevojë për PDK-në, pasi së bashku me ta (Guxon) dhe Alternativën do t’i arrijnë mbi 50 për qind.

“Mendoj që nuk janë të mira vijat e kuqe në politik, prapë së prapë…”, ka thënë Avdyli, teksa ka theksuar se zgjedhjet është mirë të mbahen në vjeshtë e jo në dimër.

“Ne me partnerët e koalicionit me VV-në që kemi një bashkërendim në shumë tema, edhe në këtë drejtim e shpërndarjes së Kuvendit, kemi një dakordim bashkë me VV-në dhe mendon që janë faktorë, sepse ne duhet ta përkrahim shpërndarjen Kuvendit në këtë kohë. Janë edhe çështjet praktike, duke përfshirë edhe zgjedhjet e fundit kanë qenë një kohë shumë të ftoftë, si më thënë që është shkurti, janari. Nuk është se nuk mund të bëhen, por fushata njëmujore është e lodhshme, por edhe zgjedhjet në atë periudhë. Ne parapëlqejmë si parti GUXO që zgjedhjet të jenë në vjeshtë, në një kohë të përshtatshme”, ka shtuar Avdyli në Rtv Dukagjini.

Ai ka shtuar se qeveria nuk duhet të dorëhiqet pasi “nuk ka arsye”, dhe në zgjedhje të parakohshme duhet të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.

“Sukseset e kësaj qeverie dhe ministrave tonë në kuadër të qeverisë janë të mëdha dhe veçanërisht në shtrirjen e sovranitetit dhe reformat e ndryshme sektoriale”.