Anulimi i vizitës së Kouchnerit në Kosovë, Ambasada e Francës me sqarim
Foto: Laura Hasani

Anulimi i vizitës së Kouchnerit në Kosovë, Ambasada e Francës me sqarim

Aktuale June 11, 2024 - 09:38

Ambasada e Francës në Kosovë ka dhënë detaje mbi anulimin e vizitës së ish-ministrit francez të Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesit të lartë të OKB-së, Bernard Kouchner, në vendin tonë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, vizita është anuluar për shkak të problemeve logjistike të lidhura me udhëtimin e Kouchnerit.

“Ju informojmë se vizita e ish-ministrit francez të Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesit të lartë të OKB-së, Bernard Kouchner, në Kosovë fatkeqësisht është dashur të anulohet për shkak të problemeve logjistike të lidhura me udhëtimin e Kouchnerit. Ju njoftojmë se vizita e tij do të realizohet në një datë të mëvonshme”, thuhet në njoftim.

Tutje, Ambasada e Francës shpreh keqardhje për këtë pengesë dhe falënderon sinqerisht presidenten, kryeministrin, Kuvendin e Kosovës, kryetarin e Prishtinës, Kuvendin Komunal dhe të gjithë personalitetet e shoqërisë që pranuan të takohen me Kouchnerin gjatë vizitës së tij.

Ndryshe, ish-përfaqësuesi i lartë i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën të martën dhe të mërkurën.

Në vendin tonë janë duke u mbajtur disa aktivitete për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit.