Sveçla në Itali, takohet me komandantin e përgjithshëm të Karabinierëve

Sveçla në Itali, takohet me komandantin e përgjithshëm të Karabinierëve

Aktuale June 11, 2024 - 15:11

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali është pritur edhe nga komandanti i përgjithshëm i Karabinierëve, gjeneral Teo Luzi.

Ministria e Brendshme njofton se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Karabinierëve.

“Me këtë rast, gjenerali Luzi ka vlerësuar lart bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Karabinierët”.

“Ndërsa ministri Sveçla e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të Karabinierëve në Kosovë. Të dyja palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale”, thuhet në komunikatë. /Zëri