Ministrat e Kurtit mbledhin mbeturina te Ujmani, e shfrytëzojnë rastin edhe për xhiro me skaf
Foto: Facebook

Ministrat e Kurtit mbledhin mbeturina te Ujmani, e shfrytëzojnë rastin edhe për xhiro me skaf

Aktuale June 13, 2024 - 23:57

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bashkë me dy ministrat e tjerë, si dhe deputetët Fitore Pacolli, Armend Muja dhe Arjeta Fejza si dhe aktivistët nga qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Vushtrri dhe Besianë, kanë qenë në Ujman për ta pastruar këtë liqen.

Image

Kjo siç thotë Rizvanolli për nder të Javës së Lëvizjes, me moton “Rinia për ambientin”.

“Së bashku me ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, deputetët Fitore Pacolli, Armend Muja dhe Arjeta Fejza si dhe aktivistët nga qendra e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Besianës, në Ditën e Rinisë për VETËVENDOSJE!, në Ujman të Mitrovicës, për nder të Javës së Lëvizjes, me moton “Rinia për ambientin” pastruam Bregun e Liqenit të Ujmanit”.

Image

“Ishte një emocion i veçantë për mua, duke parë të rinjtë e angazhuar me kaq pasion për mbrojtjen e ambientit, ndjeva kënaqësi dhe shpresë për të ardhmen tonë. Ky aktivitet na bashkoi dhe na bëri të kuptojmë se secili prej nesh mund të kontribuojë në kujdesin ndaj mjedisit”, ka thënë Rizvanolli.