
Rohde reagon pas deklaratave të Hillit, rikujton ç’kishte thënë Scholzi
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka bërë një reagim mbrëmë vonë në X, pas deklaratave të ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Chris Hill, i cili ka thënë se s’mendon që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE.
“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor ’22 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo ende qëndron: Rruga është aty: Zbatim i plotë i marrëveshjeve të Brukselit/ Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, shkroi Rohde.
Lexo Edhe: Hill: Njohja e Kosovës s’është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE
Me këtë postim Rohde ka shpërndarë edhe lajmin me deklaratën e kancelarit Scholz, i cili kishte deklaruar se “… është e qartë se marrëveshja duhet që përfundimisht ta zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që s’e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”, deklaroi kancelari.
Just as a reminder: Read @Bundeskanzler Scholz' clear statement during his visits to ë+ë in June '22 on normalization, incl mutual recognition!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 13, 2024
That still stands.
The path is there: full implementation of the Brussels/Ohrid agreements by both sides asaphttps://t.co/whuG4Sm6oV