Kurti: Baca Sylë ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet
Kryeministri i Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademikut, Sylë Tahirsylaj.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti ka kujtuar kohën kur kishin vizituar kullën e familjes Tahirsylaj në Isniq, shkruan Zeri.info.
Kurti ka thënë se kontributi i Tahirsylajt në fushën e meteorologjisë do të mbetet i paharruar. /Zëri
Postimi i plotë i Kurtit, pa ndërhyrje:
Kullën e familjes Tahirsylaj në fshatin Isniq e vizituam në tetorin e para dy viteve. Bisedat me Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj i patëm të gjata e mbresëlënëse.
Kontributi i tij në fushën e meteorologjisë në Kosovë dhe për Universitetin e Prishtinës si akademik do të mbetet i paharrueshëm. Baca Sylë ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta na pikëlloi thellë. Do ta kujtojmë përherë përkushtimin për punën dhe dashamirësinë e tij.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tahirsylaj, për më të dashurin tuaj. Bacën Sylë do ta kujtojmë për jetë e mot!