“25 vjet liri”, Kamenica sot feston Ditën e Çlirimit me një manifestim madhështor

“25 vjet liri”, Kamenica sot feston Ditën e Çlirimit me një manifestim madhështor

Aktuale June 18, 2024 - 09:57

Komuna e Kamenicës sot feston Ditën e Çlirimit, ku për nder të kësaj dite organizohet manifestim i madh festiv me moton “25 vjet liri”.

Në këtë organizim pritet të këndojnë këngëtarë të njohur, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve që të bashkohen në këtë event.

Ndër të tjera, Shtëpia e Kulturës në Kamenicë do të mirëpresë fëmijët në një koncert të jashtëzakonshëm baleti.

Ky spektakël do të mbledhë dashamirësit e artit dhe disa nga balerinët më të talentuar të vendit.

Këtë koncert e ka organizuar “Dancing House Gjilan”, duke u mbështetur nga Komuna e Kamenicës.

Koncerti do ta mbahet po ashtu për nder të Ditës së Çlirimit, duke filluar nga ora 13:00.

Përveç kësaj, Komuna e Kamenicës ka organizuar edhe një koncert recital nga Hysnie Latifaj.

Koncerti do ta mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Kamenicë, duke filluar nga ora 19:00.