Artan Hajrizi dyshohet se ia ka dërguar me postë pasaportën Fatonit

Artan Hajrizi dyshohet se ia ka dërguar me postë pasaportën Fatonit

Aktuale July 18, 2024 - 15:55

Mbrëmë pas mesnatës raportohet se një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Lloznicë të Serbisë.

I dyshuar për këtë rast fillimisht ishte shtetasi i Kosovës Artan Hajrizi, pasi në vend të ngjarjes u gjet pasaporta e tij.

Mirëpo, më vonë u kuptua se Artani ishte në Gjermani dhe se pasaportën e tij e kishte në pronësi Fatoni, vëllai i tij.

Për “Kosova Today” në Klan Kosova Artani tha se Fatoni ia ka vjedhur pasaportën kur ka qenë në vizitë tek ai pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës rreth dy javë më parë.

Mirëpo, Klan Kosova ka mësuar nga burimet se në fakt Fatoni pasaportën e vëllait të tij e ka pranuar me postë dhe jo siç ka deklaruar Artani se dokumentet personale i janë vjedhur nga vëllai.

Njëjtë është shprehur edhe babai i Artanit dhe Fatonit, Mustafë Hajrizi. Për “Nacionale” ai e ka dhënë versionin e Artanit se Fatoni ia ka vjedhur pasaportën atij. /klankosova