Haxhiu: Urgjentisht të thirret seancë e jashtëzakonshme pasi Albulena Haxhiu tha se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Urgjentisht të thirret seancë e jashtëzakonshme pasi Albulena Haxhiu tha se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës

Aktuale July 21, 2024 - 17:15

Deputeti i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës.

Kjo sipas tij duhet të ndodh pas deklaratës së ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu se në burgjet e Kosovës ka hyrë Serbia.

"Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës. Kjo është e domosdoshme pas deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës", ka shkruar Haxhiu në profilin e tij zyrtar në Facebook. /Zëri