Hoxhaj reagon ndaj qeverisë hungareze: Po i vendos medaljet e Kosovës të fituara në Lojërat Olimpike si të Serbisë
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj publikimit të qeverisë hungareze, e cila i vendosi medaljet e Kosovës të fituara në Lojërat Olimpike si të Serbisë.
Hoxhaj, në një postim në “X”, ka shkruar se qeveria hungareze po pasqyron një realitet fiktiv.
“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i drejtë i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe do të mbetet gjithmonë aty. Më shumë fat herën tjetër me gjeografinë”, shkroi Hoxhaj.
The Hungarian government’s Olympic medal map appears to reflect an fictive reality.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) August 12, 2024
Kosovo’s rightful place on the map, along with its earned medals, is undeniable and here to stay. Better luck next time with geography. https://t.co/nvlV3l79NK