Kurti takon koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit
Aktuale
August 13, 2024 - 10:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Zyra e Kryeministrit njofton se në takim u diskutua për bashkëpunimin e Kosovës me UNKT-në.
“Në takim diskutuan rreth bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me UNKT-në në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që i kontribuojnë arritjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim. /telegrafi