“Na ke ndihmu....”, komunikimi i Konjufcës me Gashin shkakton të qeshura pa fund në Kuvend
Foto: Laura Hasani

“Na ke ndihmu....”, komunikimi i Konjufcës me Gashin shkakton të qeshura pa fund në Kuvend

Aktuale October 31, 2024 - 12:47

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione të Kuvendit të Kosovës ka shkaktuar të qeshura pa fund në sallë, raporton Zeri.info.

Herën e parë dështoi ky votim, pasi vetëm 60 deputetë morën pjesë, ku 53 votuan për ndryshimet, 3 kundër dhe 4 abstenuan.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca kërkoi që edhe opozita të votojë.

Pikërisht kjo situatë bëri që të shkaktohen të qeshura në Kuvend, pas fjalës që e mori shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, raporton tutje Zeri.info.

Më poshtë jua sjellim një pjesë të kësaj bisede mes Konjufcës dhe Gashit:

Glauk Konjufca: Vetëm 60 deputetë po marrin pjesë në votim, e provojmë edhe një herë. Është mirë edhe opozita me votu ju lutem. Po urdhëro Arben Gashi.

Konjufca i përgjigjet dikujt prej deputetëve, por nuk dëgjohet se çfarë thanë deputetët: A din pse jo, se po vendosni precedent pastaj.

Arben Gashi: Faleminderit kryetar, pajtohem plotësisht.

Konjufca: Nuk është veç Grupi Parlamentar i LVV-së që ka nevojë për zëvendësime.

Gashi: Pajtohem plotësisht me ty. Është e drejtë e partisë që me i zëvendësu deputetët në komisione. Është vendosur më herët në legjislaturën e kaluar një precedent prej Lëvizjes Vetëvendosje, ku ne si LDK kemi dashtë me e zëvendësu një deputet për shkak të mungesës shëndetësore që ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk na keni leju. Gjithsesi unë mendoj se ju takon juve, është e drejt e juaja, por me qenë se na e kemi marrë një deputet nga ju, nuk po duam të ndërhyjmë në çështjet e juve të brendshme, kështu që ju mbetet juve me zgjedh.

Konjufca: Na ke ndihmu.... bravo t’qoftë (kjo fjali shkaktoi të qeshura pa fund në sallë, por edhe vetë Konjufca nuk mundi të ndalej së qeshuri). Mirë e respektojmë empatinë e LDK-së, kështu që provojmë vet ta kalojmë këtë edhe një herë.... PDK-ja a ka kësi dhembshurie a ju jeni kështu ma..... (qeshet Konjufca).

Image

Në fund ndryshimet e deputetëve në komisione u votuan nga 61 deputetë, ku 50 votuan për, 2 kundër dhe 9 abstenuan. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image