Haradinaj për Rugovën: Model i politikanit të urtë e vizionar, figurë e ndritur e kombit
Foto: Laura Hasani

Haradinaj për Rugovën: Model i politikanit të urtë e vizionar, figurë e ndritur e kombit

Aktuale January 21, 2025 - 11:13

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj thotë se ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit.

“Sot, në përvjetorin e tij, e kujtojmë me shumë respekt Presidentin Ibrahim Rugova. Ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit. Nderim i përjetshëm emrit dhe veprës së tij!”, shkroi ai.