Kosova duhet të jetë e gatshme për transformim teknologjik, thotë Osmani
Aktuale
February 12, 2025 - 11:24
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale, që u mbajt në Paris.
Atje zhvilloi takime e diskutime të shumta me liderë botërorë, raporton Zeri.info.
Osmani u shpreh se me hovin e teknologjisë në botë Kosova duhet të jetë e gatshme për këtë transformim.
“Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale.
Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.
Teknologjia po i prin një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi!”, shkroi presidentja Osmani. /Zëri