Osmani: Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Foto: Facebook

Osmani: Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Aktuale February 16, 2025 - 09:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Osmani e ka falënderuar presidentin estonez për mbështetjen që shteti i tij ia jep Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, përcjell Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje:

Me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih, diskutuam për partneritetin tonë dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.