Osmani ndan Dekorata Presidenciale në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Foto: Laura Hasani

Osmani ndan Dekorata Presidenciale në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Aktuale February 18, 2025 - 08:50

Në kuadër të ceremonive për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani do të zhvillojë sot një ceremoni në orën 12:00.

Gjatë këtij eventi ajo do të ndajë Dekorata Presidenciale për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuuar në forcimin dhe avancimin e Kosovës.

Ceremonia do të mbahet në Sallën e Filarmonisë, e cila ndodhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.