Anëtarësimi i Kosovës në NATO, temë e takimit të Haradinajt dhe Hargreavesit

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, temë e takimit të Haradinajt dhe Hargreavesit

Aktuale February 18, 2025 - 17:50

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Temë diskuimi ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën euroatlantike të Kosovës, përfshirë Planin Aksional për Antarësim të Kosovës në NATO, shkruan Zeri.info.

“Me Ambasadorin Hargreaves, biseduam gjithashtu për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe menaxhimin e këtij procesi, deri në certifikimin e rezultateve.

Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Vlerësojmë lart përkrahjen e vazhdueshme të Londrës për konsolidimin e shtetit tonë dhe forcimin e demokracisë, si dhe angazhimin e tyre për stabilitetin në rajon”, shkroi Haradinaj. /Zëri