Ambasadori Rohde dhe ekipi i tij nga Ambasada e Gjermanisë tregojnë ushqimet e preferuara kosovare
Foto: Laura Hasani

Ambasadori Rohde dhe ekipi i tij nga Ambasada e Gjermanisë tregojnë ushqimet e preferuara kosovare

Aktuale February 28, 2025 - 15:23

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook disa nga ushqimet e preferuara kosovare të diplomatëve të saj.

Ambasadori Jorn Rohde ka zgjedhur flinë, një gatim tradicional kosovar që ka pasur mundësinë ta përgatisë vetë gjatë një vizite në një nga rajonet e Kosovës.

“Ekipi ynë i Ambasadës, duke përfshirë ambasadorin Rohde, është i lidhur me kuzhinën kosovare! Nga qebapët që të shkojnë lëng për goje deri te flija e shijshme, zbuloni pesë gatimet tradicionale lokale të preferuara të kolegëve tanë”, shkroi Ambasada.