Bashkpartiakja e akuzoi për vjedhje votash, Tahiri: Sulmeve politike dhe akuzave të pa bazë nuk i përgjigjem, e mirëpres hetimin e prokurorisë

Bashkpartiakja e akuzoi për vjedhje votash, Tahiri: Sulmeve politike dhe akuzave të pa bazë nuk i përgjigjem, e mirëpres hetimin e prokurorisë

Aktuale March 06, 2025 - 20:52

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që të rinumërohen të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

Ky vendim i Prokurorisë erdhi pasi kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar se ka pasur keqpërdorimin e votave në disa qendra.

Krasniqi e kishte akuzuar bashkpartiakin e tij, Xhafer Tahirin për vjedhje votash, ndërsa sot ka reaguar ky i fundit, duke mohuar një gjë të tillë, transmeton Zeri.info.

Tahiri ka thënë se nuk ka të bëj me ato për çfarë është shkruar në media dhe sipas tij, këtë do të vërtetoj drejtësia.

Më poshtë mund të gjeni reagimin e plotë të Tahirit:

REAGIM

Drejtësia do të triumfoj.

Lidhur me procesin e numërimit në QKN, kemi shprehur vërejtjet tona me kohë. E mirëpres hetimin e prokurorisë.

Lidhur me lajmet që përmendin emrin tim, unë e përsërisë, nuk kam të bëjë me to dhe nuk ka asgjë të vertetë në to. Këtë do ta vërtetoj drejtësia me kohë.

Sipas ligjit të KQZ, në cdo tavolinë numërimi kanë qenë 4-5 komisioner të KQZ e vëzhgues të çdo partie politike. Krejt komisionerët bashkë sipas rregullave të KQZ i kanë nënshkruar formularët e numërimit të votave. E krejt procesi ka qenë në vëzhgim të kamerave.

Pra durim, e vërteta gjithmonë triumfon.

A po besoni që 5 komisionerë: të LDK, VV, PDK e AAK e NISMA pra të partive të ndryshme politike janë ba bashkë me i ndihmu një kandidati të LDK-së a?

Sulmeve politike dhe akuzave të pa bazë nuk i përgjigjem, kemi punë për rikthimin e LDK

LDK në Vushtrri është rritur mbi 1400 vota, e pamjaftueshme pë fitore por megjithatë në rrugën e duhur të kthimit.

Faleminderit secilit aktivist e qytetarë për këtë mbështetje.

I juaji

Xhafer Tahiri