SHSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024
Aktuale
March 07, 2025 - 10:02
Gjatë vitit 2024 në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë kryer 17 mijë e 495 lindje.
Sipas SHSKUK-së, nga statistikat e përgjithshme, në QKUK ka pasur 7 mijë e 901 lindje, ose 45.0%, si dhe 9 mijë e 594 lindje në spitalet e përgjithshme, ose 55%.
Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 6 mijë e 708 janë kryer me operacion (Cesarean Section), ose 39%.
Në QKUK ka pasur 3 mijë e 121 lindje me operacion, ose 41% e fëmijëve të lindur, në spitalet e përgjithshme 3.587 (38% e fëmijëve të lindur). /Zëri