DHTIK kërkon nga Qeveria që të ndërhyjë dhe mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë

DHTIK kërkon nga Qeveria që të ndërhyjë dhe mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë

Aktuale March 15, 2025 - 13:32

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), e ka pritur me shqetësim të madh, paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e çmimit të rrymës për 15%.

Sipas tyre, ky vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhurpër pasojat që mund të sjellë kjo rritje tek prodhuesit vendës.

“Rritja e serishme prej 15%, po ndodh vetëm dy vjet pasi një rritje e tillë ishte bërë nga ZRRE dhe pasojat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme tek bizneset.Një ngritje e tillë e çmimit, e bënë sektorin privat në Kosovë më të pafavorshëm ndaj konkurrencës që vjen nga jashtë dhe kjo mund të përcillet me pasoja të tjera, siç janë: ulja e prodhimit dhe e numrit të punëtorëve”, thuhet në reagimin e DHTIK. /Zëri