Protesta në Beograd, serbët e Kosovës (s’) i mbështesin studentët
Aktuale
March 15, 2025 - 20:58
Qytetarët e komunitetit serb në veriun e vendit të shtunën shijuan motin e mirë.
Janë në dijeni për bashkëkombës të tyre që tashmë kanë mësyrë Serbinë për t’ju bashkuar studentëve protestues kundër presidentit serb.
Megjithatë, dikush mendon krejt ndryshe. Sidomos kur përmend faktin se presidenti serb, Aleksander Vuciq këtë po e bënë me para.
Iniciativën kundër të parit të shtetit serb, e përkrahin serbët tjerë të Kosovës.
Këta në Graçanicë thonë se kundërshtimi po ndodhë me vend./klankosova
Studentët, të cilët po protestojnë që nga fundi i vitit të kaluar, nisën pakënaqësitë e tyre pas rrëzimit të një strehimoreje të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.