
Ky është parashikimi i motit për sot
Aktuale
March 16, 2025 - 07:53
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të dielën (sot), pritet të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga 7 deri 9°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 19°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.