Kryetari Idrizi thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri, pas vrasjeve në Vushtrri
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar pas rasteve të fundit, të cilat kanë sjellë ndodhi tragjike në këtë komunë.
Sipas tij, nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për humbjen e jetëve të qytetarëve, raporton Zeri.info.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se tha ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
“Ky ka qenë një moment shumë i vështirë për të gjithë ne dhe për komunitetin tonë. Për këtë arsye, direkt kam thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi”, ka thënë Idrizi.
Idrizi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qytetarëve të Vushtrrisë.
“Organet e sigurisë po i trajtojnë këto dy raste dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë ai.