Damka: Aktakuza është e pabazë, jemi të pafajshëm
Foto: Laura Hasani

Damka: Aktakuza është e pabazë, jemi të pafajshëm

Aktuale March 25, 2025 - 18:09

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka e ka quajtur të pabazë aktakuzën që Prokuroria Themelore në Prizren e ngriti ndaj tij dhe të pandehurit F.D., për “Sulm” dhe “Kanosje”.

Në një përgjigje Damka tha se ai dhe i akuzuari tjetër janë të pafajshëm dhe se kjo do të dëshmohet në gjykatë.

“Jam jashtë Kosovës, e gjithë aktakuza është pabazë, krejt do të sqarohet në gjykatë. Jemi i pafajshëm dhe kjo do të shihet dhe të dëshmohet në gjykatë”, tha Damka. /BetimipërDrejtësi