Kurti nga Krusha e Vogël kërkoi që kryerësit e krimeve të vihen para drejtësisë

Kurti nga Krusha e Vogël kërkoi që kryerësit e krimeve të vihen para drejtësisë

Aktuale March 26, 2025 - 13:08

Kryeministri Kurti në tubimin përkujtimor me rastin e 26-vjetorit të masakrës në Krushë të Vogël kërkoi nga organet e drejtësisë që kryerësit e krimeve në Kosovë të vihen para drejtësisë.

“Në pranverën e vitit 1999 Serbia po realizonte projektin e saj të errët dhe famëkeq serbomadh, duke zbatuar planin famëkeq të quajtur ‘Patkoi’ për shfarosjen e popullit në Kosovë. Në kuadër të këtij projekti gjenocidal, autoritetet serbe kishin planifikuar si teknikë të dëbimit dhe terrorizimit të popullsisë shqiptare çrrënjosjen e saj nga Kosova, duke kryer vrasje masive të civilëve të pafajshëm dhe të pambrojtur”, tha Kurti, teksa këtë masakër e cilësoi si gjenocid.

“Madje aktivistë të të drejtave të njeriut në Beograd si Natasha Kandiq e kanë quajtur këtë krim si gjenocid”, shtoi Kurti. /Eo