
Në këtë orë do të falet namazi i Fitër Bajramit
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se muaji i shenjtë i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 29 mars 2025.
Kurse, dita e parë e Fitër Bajramit është më 30 mars 2025 dhe falja e namazit do të bëhet nga ora 06:59, shkruan Zeri.info.
Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën, më 30 mars 2025.
“Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të cilit do t'i prijë Hetem ef. Sopjani, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni - anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës.
Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:59 minuta, të cilit do t'i prijë Vedat ef. Sahiti - kryeimami i BIK-ut.
Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, thuhet në njoftim. /Zëri