Misioni i Gjermanisë në NATO: Kosova dhe Ballkani Perëndimor mbeten prioritet strategjik
Foto: Laura Hasani

Misioni i Gjermanisë në NATO: Kosova dhe Ballkani Perëndimor mbeten prioritet strategjik

Aktuale April 04, 2025 - 10:33

Kosova, si një vend paqësor, stabil dhe multietnik, mbetet një prioritet strategjik për Gjermaninë, ka deklaruar Misioni Gjerman në NATO.

Sipas njoftimit të bërë nga ky mision, angazhimi i Gjermanisë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke përfshirë Kosovën, është i pakundërshtueshëm.

Misioni gjerman në NATO ka theksuar rolin kyç të KFOR-it dhe Ekipit Ndërlidhës Këshillimor të NATO-s (NALT) në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Ata kanë theksuar se Gjermania aktualisht ka më shumë se 300 ushtarë që shërbejnë në kuadër të këtyre dy misioneve të NATO-s.

Po ashtu, Misioni Gjerman njoftoi se vendi ka zgjatur angazhimin e kompanisë operative gjermane në kuadër të KFOR-it deri në vitin 2027.

Sipas deklaratës, në këtë fazë Gjermania nuk ka planifikuar rritjen e numrit të ushtarëve të saj në KFOR, por vazhdon të mbështesë stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.