Mexhiti viziton Preshevën, me Sinanin flasin për hapjen e vendkalimit kufitar Mirato-Llojan
Foto: Laura Hasani

Mexhiti viziton Preshevën, me Sinanin flasin për hapjen e vendkalimit kufitar Mirato-Llojan

Aktuale April 05, 2025 - 18:57

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin.

Sinani  përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se me Mexhitin folën për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimin ekonomik të zonës, me theks përfshirjen e investitorëve nga Maqedonia e Veriut.

“Diskutuam gjithashtu për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan, si një hap strategjik që do të lehtësonte qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe do të sillte përfitime konkrete për qytetarët tanë”.

“Në qendër të vëmendjes ishte edhe arsimimi universitar i të rinjve nga Lugina e Preshevës, ku u diskutuan mundësitë për mbështetje me bursa dhe akomodim për studentët që ndjekin studimet në Maqedoninë e Veriut”, shkroi Sinani.