Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

Aktuale April 06, 2025 - 14:54
Këshilli i Sigurisë i Kosovës: Serbia po ndërhyn te deputetët e komuniteteve joshumicë e joserbë që ta sabotojnë themelimin institucioneve të reja

“Përveç ndërhyrjeve të Serbisë në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit 2025, përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq si kryetar “de facto” i saj, Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë”, ky është konstatimi që ka dhënë sot Këshilli i Sigurisë së Kosovës në mbledhjen që ka mbajtur.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në këtë mbledhje është diskutuar rreth sigurisë në vend pas incidenteve të fundit, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë ka arritur në konkludim që, Serbia po tenton të shkaktojë tensione etnike dhe ndërpartiake në Kosovë.

Njoftimi i plotë i Qeverisë, pa ndërhyrje:

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje sot me kërkesë të Kryeministrit të Republikës, Albin Kurti.

U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë.

këtë mbledhje u konstatua se përveç ndërhyrjeve të Serbisë në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit 2025, përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq si kryetar “de facto” i saj, Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxis tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën. Kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë. Njëkohësisht, ndaj serbëve të Kosovës, Serbia po ushtron trysni të paparë për pjesëmarrje në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, e që është paralajmëruar për javën që vjen. Regjimi i Vuçiqit po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm, teksa vetë ai ndodhet në krizën më të madhe ndonjëherë.

i Sigurisë së Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen e shtetit tonë dhe të institucioneve të tij. /Zëri