Haradinaj për arrestimin e serbëve: Ata që ikën të turpëruar në vitin 1999 s’kanë vend në Kosovë

Haradinaj për arrestimin e serbëve: Ata që ikën të turpëruar në vitin 1999 s’kanë vend në Kosovë

Aktuale April 06, 2025 - 19:42

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur aksionin e sotëm të Policisë për arrestimin e 16 shtetasve serb që u paraqitën si pelegrinë.

“E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se është e obligushme për shtetin e Kosovës që të rrit pagat për policët, sepse sipas tij ata po e mbrojnë vendin.

“Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë. Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës”, shkroi i pari i AAK-së./Zëri