Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike
Foto: Laura Hasani

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Aktuale April 17, 2025 - 23:49

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se nëse partia e cila doli e para në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje dështon të formojë institucionet, atëherë mandatin do ta marrë PDK-ja.

Pas kësaj, u ngriti si shqetësim se Nisma është pjesë e opozitës së mandatit të kaluar.

“Nuk e di, aktualisht nuk mund të them kurrgjë”, tha ajo.

“Nuk dua të flas në emër të Nismës, por mendoj se nëse ka dështim, rrethanat politike ndryshojnë”, u shpreh ajo në RTV 21.